DYLON

Sport Club “Gjilani” i ndau rrugët me kryetrajnerin Ismet Munishi

Sport Club “Gjilani” i ndau rrugët me kryetrajnerin Ismet Munishi
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ishte ndër pretendentët për titull kampioni, por humbja në javën e fundit, nga Dukagjini, në javën në të cilën lideri aktual, Ballkani kishte barazuar, e ka larguar edhe për një hap nga ky synim, ndërkohë që fitorja eventuale do t’ia shtonte dukshëm gjasat.

SC Gjilani aktualisht, nga këto 30 javë të luajtura, ka 55 pikë, 9 më pakë se Ballkani që ndodhet në krye të tabelës.

EkoHigjiena

Përndryshe, mësohet se ndihmëstrajneri Alban Hyseni mund të jetë ai që do ta marr timonin e klubit deri në përfundim të kampionatit.

Megjithëatë, pritet që Sport Club “Gjilani” të deklarohet edhe zyrtarisht në lidhje me këtë, përmes komunikatës zyrtare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.