Policia e Kosovës (PK) , njësiti “Policia në Komunitet” në vazhdën e zbatimit të strategjisë “Policia në Komunitet” udhëhequr nga zyrtari Arsim Gashi “Policia në komunitet” dhe zyrtarja Mirsije Kastrati “Dhuna në familje” kanë zhvilluar një takim pune në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë , bashkë me zyrtaren Kimete Kryeziu nga kjo qendër.
Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), psikologë dhe pedagogë.
Gjatë takimit janë trajtuar raste të fëmijëve të keqtrajtuar, tre raste nga komuniteti shqiptar dhe tre raste nga komuniteti rom.
Këto raste janë duke u trajtuar dhe monitoruar bashkë nga Policia e Kosovës (PK) me QPS- Kamenicë në koordinim me psikologët dhe pedagogët e DKA-së.
“Policia e Kosovë në vazhdimësi bashkë me institucionet tjera do të punojnë në të mirë të qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatë ne policisë. /2LONLINE.com/