DYLON

SHHB”Berqeti” ndihmon 375 familje me pako ushqimore dhe higjienike

SHHB”Berqeti” ndihmon 375 familje me pako ushqimore dhe higjienike
Avatar photo Redaksia

Shoqata Humanitare “BEREQETI” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ka ndarë ndihma humanitare në kuadër të aktivitetit të sajë ” SOFRA E RAMAZANIT”  nga një pako ushqimore dhe higjienike  për familjet të cilat kanë nevojë më shumë.

Agim Hyseni, koordinator i kësaj shoqate ka bërë me dije se, sot janë ndihmuar 25 familje të anëtarësuar në Shoqatën Ndërkomunale të verbërve  dhe 21 familje të regjistruar në Handikos-Gjilan.

EkoHigjiena

“Duhet të theksojmë se me këto pako janë ndihmuar poashtu 118 familjet me jetimë dhe 206 familje me gjendje më të rënduar sociale”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, aktiviteti për të ndihmuar secilën familje në nevojë  vazhdon edhe më tutje. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.