“Pas ndihmës dhe informatave të ofruar nga qytetarët dhe mediat identifikohet vozitësi i cili rrezikon komunikacionin me tejkalim në vijë të plotë”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Ai tha se pas pranimit të informacioneve relevente, sot me 09 korrik 2021, është identifikuar vozitësi i automjetit i cili qartë shihet se rrezikon sigurinë në komunikacion duke bërë tejkalim në vijë të plotë, në rrugën magjistrale Gjilan -Ferizaj, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Zëdhënësi Hashani tha se Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Gjilan kanë ndërmarr masat adekuate duke e lokalizuar kundërvajtësin si dhe shqiptimin e gjobës në bazë të ligjit.
“Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2LONLINE.com/