DYLON

Miftaraj: Deklarata Vuçiqit është kontradiktore me veprimet dhe qasjen e vazhdueshme armiqësore që ka me popullin e Kosovës

Miftaraj: Deklarata Vuçiqit është kontradiktore me veprimet dhe qasjen e vazhdueshme armiqësore që ka me popullin e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për Happy TV ka deklaruar se e mbështetë liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Infosot.com

“Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet”, tha Vuçiq.

EkoHigjiena

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi në një prononcim për Infosot thotë se deklarata e Vuciq është kontradiktore me veprimet dhe qasjen e vazhdueshme armiqësore që e ka me kosovarët dhe institucionet e Kosovës.

“Presidenti serb nuk ka asnjë rol qoftë në aspektin pozitiv apo negativ në raportim me vendimmarrjen lidhur me procesin e liberalizimit për qytetarët e Republikës së Kosovës. Deklarata të tilla të Presidentit serb janë kontradiktore me veprimet dhe qasjën e vazhdueshme armiqësore që i njejti ka me popullin e Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë Miftaraj.

Tutje, Miftaraj thotë se deklaratat e tilla të Vuciq duhet të injorohen njëjtë sikurse i injorojnë edhe partnerët ndërkombëtar.

“Deklarata të tilla duhet të mirren me rezervë dhe të injorohen sikurse injorohen edhe nga partnerët ndërkombëtarë” përfundon drejtori i IKD-së.

Burimi: Infosot.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.