Si vazhdimësi nga komunikata e publikuar sot nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, hetuesit e Sektorit të Hetimeve nga Stacioni Policor në Gjilan me asistim nga njësitet për përkrahje dhe mbështetje të Policisë së Kosovës, kanë realizuar urdhër kontroll të lëshuar nga Gjykata në Gjilan edhe në katër (4) lokacione të ndryshme ku dyshohej për veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.
Në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit në katër (4) lokacioneve të ndryshme në qytetin e Gjilanit janë gjetur dhe sekuestruar:
• Dy LAP TOPA te markës HP
• Dy TV Plazma njeri i markës: ARIELL dhe tjetri FINLUX
• Dy shtypës i tiketave për lojëra te fatit
• Një DVR ALHUA dhe
• Dy telefona IPHONE 12 PRO, Katër telefon IPHONE 13 PRO, dhe
• Tre telefona SAMSUNG në të cilin dyshohet se është i instaluar programi për lojëra të fatit ON-LINE.
• Para te gatshme ne vlere prej:1030 euro (një mijë e tridhjetë euro)
• Një monitorë i kompjuterit i llojit ,,HP’’
• Një shtëpize e kompjuterit e llojit ,,HP’’
Me urdhër të prokurorit të shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan iniciohet rast i klasifikuar Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm për katër raste veç e veç të cilat trajtohen në procedurë të rregullte në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE/