Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit është raportuar një rast i falsifikimit të parasë, rast i regjistruar në Viti, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë:
FALSIFIKIM I PARASË
Viti 23.09.2022 – 16:00. Ankuesja femër kosovare menaxhere e një filiali të bankës, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 € , e cila dyshohet të jetë e falsifikuar dhe ishte deponuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.