Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raportuar raste të vdekjes së dyshimtë, armëmbajtjes pa leje, arrestimev, aksidenteve të trafikut…, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë:
ASGJËSIM, DËMTIM, HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE, RREZIKIM NË VENDIN E PUNËS
Viti 12.10.2022-13:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar në SHSKUK për tretman mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në ndërtim në shtëpinë tij është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Novobërdë 12.10.2022- 06:50-07:25. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një armë zjarri, një pushkë gjuetie (pomparica) dhe 3 copë fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt.
VDEKJE E DYSHUAR
Viti 12.10.2022 – 03:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar afër një fabrike ishte gjetur i shtrirë në tokë dyshohej pa shenja jete. Afër viktimës është gjetur një veturë me targa vendore në të cilën janë gjetur dokumentet e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
RASTET TJERA – NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 12.10.2022-17:30. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
AKSIDENT TRAFIKU
Rr. Hoxhë Jonuzi, Viti 12.10.2022-19:50. Raportohet për një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe veture, me ngasës një mashkull dhe një femër kosovar-e. Si pasoj njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. /2LONLINE/