DYLON

Kosova pjesë e takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës

Kosova pjesë e takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës
Avatar photo Redaksia

Në selinë e NATO-s është mbajtur takimi i radhës i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i organizuar dhe udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.

Në mesin e mbi 50 vendeve pjesëmarrëse ishte edhe delegacioni nga Republika e Kosovës, i kryesuar nga zëvendës Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Hasan Hoxha dhe Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj.

EkoHigjiena

Me këtë rast, u shpreh edhe njëherë mbështetja  konkrete e vendit tonë për Ukrainën dhe u dëshmua se Republika e Kosovës është e rreshtuar së bashku me aleatët, është partnere e fuqishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm në rajon por edhe në botë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.