Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raportuar raste të mundësimit të prostitucionit, armëmbajtjes pa leje, dhunës në familje dhe arrestimeve, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
MUNDËSIM OSE DETYRIM ME PROSTUTICION
Gjilan 26.09.2022-20:05. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .
ARMËMBAJTJE PA LEJE & DHUNË NË FAMILJE
Viti 26.09.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Po ashtu gjatë kontrollit së shtëpisë iu është gjetur dhe sekuestruar një revole me pesë fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Gjilan 26.09.2022. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/