DYLON

Stafi i UKZ-së pjesë e punëtorisë në kuadër të projektit QATEK

Stafi i UKZ-së pjesë e punëtorisë në kuadër të projektit QATEK
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit “Drejt një sistemi të orientuar të cilësisë së edukimit fillestar të mësuesve për të rritur profesionalizmin e tyre në Kosovë”, i njohur shkurtimisht në gjuhën angleze si “QATEK”, njohësit e edukimit nga universiteti italian “LUMSA”, zhvilluan punëtorinë tërëditore në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, me modulin “Dimensioni shoqëror i edukimit”, brenda programit “Ngritja e Kapaciteteve për Mësimdhënësit”.

Në ketë punëtori nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, kanë marr pjesë PhD Cand. Avni Rudaku – menaxher i projektit dhe PhD Cand. Refik Ramadani – asistent i angazhuar. Kurse në prezantimin e modulit në punëtorinë njëditore, morën pjesë profesionistët e edukimit special, edukimit parafillor dhe fillor, nga LUMSA e Italisë, si: Gabriella Agrusti – mësimdhënëse e kërkimit dhe vlerësimit arsimor, Valeria Damiani – mësimdhënëse e metodave të kërkimit në arsim dhe njëkohësisht anëtare e Komitetit të Përbashkët të Menaxhimit për Studimin IEA ICCS 2022, Maurizio Gentile – profesor i studimeve për nevoja të veçanta dhe pedagogji dhe drejtor i kursit pasuniversitar në arsimin special, Tiziana Testani – mbikëqyrëse e praktikës dhe ligjëruese e pedagogjisë për arsimin fillor.

EkoHigjiena

Çdo prezantim përfshiu një ose më shumë aktivitete me pjesëmarrësit dhe një seancë diskutimi. Pas dhënies së pasqyrës së modulit, u diskutua për arsimin gjithëpërfshirës: politika dhe praktika në të gjithë Evropën, duke vazhduar me temën e arsimit gjithëpërfshirës në shkollën fillore: një model i një klase gjithëpërfshirëse. Më pas, u vazhdua punëtoria me diskutimet mbi bërjen e mësuesve reflektues dhe konstruktimi i drejtimit të identitetit të mësuesit gjatë praktikës dhe për të përfunduar për rëndësinë e lidhjes së teorisë dhe praktikës, si dhe vetëreflektimi nga mësimdhënësit.

Profesoreshat dhe profesori italian theksuan rëndësinë e kombinimit të duhur të teorisë dhe praktikës në punën e mësimdhënies dhe mësimnxënies, nevojën e inkluzionit për nxënësit me nevoja të veçanta, shembujt krahasues të mësimdhënies që zbaton teoritë e konstruktivizmit, teoritë e kognitivizmit e bihejviorizmit, teorinë e të nxënit social-kognitiv dhe një sërë praktikash të përshtatshme pedagogjike, përmes zbatimit të mësimdhënies me në qendër nxënësin, përmes modelit “të nxënit duke bërë”.

Në projektin QATEK që udhëhiqet nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Edukimit, marrin pjesë këto universitete partnere nga këto vende: Sllovenia, Estonia, Italia dhe Kosova (Universiteti i Gjilanit, i Gjakovës dhe i Mitrovicës). Projekti QATEK do të vazhdojë së implementuari në zhvillimin e kapaciteteve për mësimdhënësit dhe praktikat për sigurimin e brendshëm të cilësisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.