Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raportuar raste të lëndimit të rëndë trupor dhe të dëmtimit të varrezave, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Fsh. Bresalc, Gjilan 30.09.2022 – 23:50. Më 02.10.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ditë më parë pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të fortë viktimën mashkull kosovar po ashtu i mitur. Viktima gjendet në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DËMTIM I VARREZAVE
Kllokot 02.10.2022-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë vizitës në varrezat e fshatit kishte vërejtur se lapidari i varrit të babait të tij ishte i dëmtuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /2LONLINE/