DYLON

Policia kufitare konfiskon mbi tre kilogram marihuanë

Policia kufitare konfiskon mbi tre kilogram marihuanë
Avatar photo Redaksia

Me datë 02 tetor 2022, rreth orës 13:30, në pikë kalimin kufitar “Qafë të Prushit” në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë është ndaluar automjeti i tipit “VW Passat” me targa lokale, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar A. F, i cili ishte i shoqëruar nga dy pasagjerë, që të tre nga Gjakova.

Pas kontrollit të automjetit në vijën e parë, duke bazuar në analizën e rriskut nga zyrtari profilizues është udhëzuar të dërgohet automjeti për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-Marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram.

Pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar, iu është dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.