Me qellim që të preventojnë dhe krijojnë siguri në komunikacionin rrugorë, Policia e Kosovës, njësitë e trafikut rajonal në Gjilan, vazhdojnë me aktivitete për parandalimin e aksidenteve në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”.
Gjatë zbatimit të detyrave për identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme si për “rrip të sigurisë”, “ngarkesë jo të siguruar gjatë transportit”, “mungesa e dokumenteve përkatëse”, “gjendje teknike jo të rregullt e automjetit” , “drejtim i automjetit nën ndikim të alkoolit”, “tejkalimi në vijë të plotë”, e kundërvajtjeje të tjera policia e trafikut rrugor në rajonin e Gjilanit, për periudhën kohore 01 korrik deri me 18 korrik 2021, ka shqiptuar gjithsej njëmijë e treqind e njëzet (1320) gjoba trafiku për kundërvajtje në total.
Vlen të ceket se nga ky numër i kundërvajtjeve janë konfiskuar gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) patentshoferë.
Aktivitete të ngjashme për sigurinë në komunikacionin rrugor do të ketë në vazhdimësi.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për ndihmën që po ofrojnë në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshme, dëshmi që po dërgohen të faktuara përmes fotove dhe videoincizimeve të ndryshme .
Kryesisht kundërvajtjet që po identifikohen si “tejkalimi në vijë të plotë”, “përdorimi i telefonit gjatë vozitjes”, “kontrollimi i motoçikletave” pa dokumente valide etj., kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha rrugët por edhe në vetë qytetin e Gjilanit, duke e monitoruar rrjedhën e trafikut edhe përmes dronit të autorizuar nga kompetentët.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në komunikatë. /2LONLINE.com/