DYLON

Kryetari i Vitisë ka parë nga afër punimet në projektet e arsimit

Kryetari  i Vitisë ka parë nga afër punimet në projektet e arsimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, kanë vizituar sot disa shkolla të komunës së Vitisë për të parë nga afër punimet në renovimin e shkollave.

Ata ishin konkretisht në fshatin Sadovinë e Jerlive ku po bëhet ngjyrosja shkollës. Kurse në fshatin Gjylekar po bëhet rregullimi i shkalleve dhe rrethojës.

EkoHigjiena

Ata vizituan edhe fshatin Stubëll e Epërme ku kanë filluar punimet në fushën sportive të shkollës.

Kryetari Haliti bëri me dije se punime të tilla do të vazhdojnë edhe në shkollat e tjera gjatë pushimit veror me qëllim që shkollat të jenë të gatshëm për 1 Shtator. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.