Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, njësiti i Policisë në Komunitet, ka mbajte ligjërata vetëdijesuese kundër “Bullizmit dhe dukurive tjera negative” në shkollën “ Nazim Hikmet ” në fshatin Miresh.
“Sot është realizuar ligjërata vetëdijësuese me nxënësit e klasave të teta dhe të nënta të shkollës fillore “Nazim Hikmet ” në fshatin Miresh komuna Gjilan. Temat kryesore kanë qenë: “Dukuritë Negative në Shoqëri-Bullizmi. Në ligjëratë kanë marrë pjesë rreth 50 nxënës, ndërsa në asistim të shtjellimit të kësaj lënde ka qenë edhe mësimdhënësi i edukatës qytetare”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai shtoi se nxënësit kanë pasur rastin të parashtrojnë pyetje dhe të marrin njohuri rreth këtyre temave.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar për një ambient prosperues për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani. /2LONLINE/