“Policia e Kosovës (PK), njësitet nga stacioni policor i Gjilanit kanë mbajt një takim pune në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Ai tha se sot Policia e Kosovës, njësiti Patrullues, në vazhdën e zbatimit të strategjisë “Policia në komunitet”, zyrtarët policor Gentian Nevzadi dhe Shqipe Osmani janē prit në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan nga imami Isuf Mustafa, ku kanë zhvilluar një takim pune.
Gjatë takimit janë trajtuar tema rreth sigurisë nëpër xhamiA, pasi që jemi në vazhdën e muajit ramazan dhe ka një frekuentim më të madh të njerëzve nëpër xhamia.
“Përfaqësues tē Këshillit bashkësisë Islame ne Gjilan, falënderuan Policinë e Kosovës, për mbështetjen që i ofrohet nga ana e policisë, duke thënë se KBI-ja e vlerëson punën dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës, në aspektin e ofrimit të sigurisë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Përndryshe, kohëve të fundit ka pas disa raste të vjedhjeve nëpër xhami të të hollave që grumbullohen nga besimtarët për qëllime bamirësie, porse siç ka thënë Hashani, ishin raste që shpejtë janë zbuluar nga ana e Policisë së Kosovës dhe janë arrestuar të dyshimtit dhe rastet janë proceduar në Gjykatë.
“Policia e Kosovë në vazhdimësi bashkë me institucionet tjera do të punojnë në të mirë të qytetarëve të vet”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com