DYLON

MASHTI bënë thirrje që të mërkurën të gjithë nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë

Gjuhës Shqipe
Avatar photo Redaksia

Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e ka obligim që të sigurohet se çdo fëmijë i Republikës së Kosovës shkon në shkollë.

Vendimin për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës, MASHTI e ka marrë duke respektuar obligimet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve, thuhet në komunikatën e MASHTI-t.

EkoHigjiena

MASHTI, bënë thirrje që të mërkurën më datë 05 maj 2021, të gjithë fëmijët apo nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë.

Ftojmë prindërit që të kujdesen për dërgimin e fëmijëve në objekte shkollore si dhe mësimdhënësit të jenë në kryerje të detyrës sipas planifikimeve që janë bërë me Inspektoratin e Arsimit.

Askush nuk mund të ndërmarrë masa ndaj mësimdhënësve të cilët e kryejnë detyrën e tyre në të mirë të nxënësve. MASHTI merr përsipër mbështetjen për secilin person qoftë mësimdhënës ose personel tjetër i cili ua garanton të drejtën e fëmijëve për shkollim.

Të gjithë duhet të jenë në shërbim të organizimit të mësimit dhe ofrimit të ndjenjës së sigurisë për secilin fëmijë dhe mësimdhënës.

Mësimi alternativ i përshpejtuar, i planifikuar për fëmijët që nuk po vijojnë mësimin që nga shtatori e disa edhe më shumë është i domosdoshëm. Andaj, inkurajojmë të gjitha palët që sa më parë të gjejnë zgjidhje në lidhje me organizimin e shkollave dhe që viti i ri shkollor të jetë i rregullt për të gjithë nxënësit, thuhet në komunikatëne e MASHTI-t. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.