Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 23 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 30 aksidente tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas policisë, janë gjithsej 1 mijë e 196 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu janë shqiptuar edhe 873 tiketat në bazë të ligjit Covid – 19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 21 persona, 12 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/