Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 527 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 107 aksidente trafiku, prej të cilave, 2 me fatalitet, 29 me të lënduar dhe 76 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.Janë arrestuar 22 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Astrazub, Malishevë 24.07.2024, 07:20. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij dyshohet nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull kosovar, më pas godet viktimën femër kosovare këmbësore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe dy viktimat, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF Malishevë, ku i dyshuari dhe njëri nga viktimat janë liruar në shtëpi, ndërsa viktima femër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK, Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Autostrada Arbën Xhaferi, Lipjan-Ferizaj, 24.07.2024, 13:40. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër viktimat meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK Prishtinë, sipas ekipit mjekësor njëri nga viktimat ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.