Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më 27 tetor 2020, rreth orës 19:25, me urdhëresë te lëshuar nga Gjykata Themelore ne Gjilan Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Gjilan ka bastisur lokalin e te dyshuarit, me banim në Gjilan, pasi dyshohej se aty janë duke u zhvilluar organizimi i “skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, me saktë, dyshohej se i njëjti këtë lokal në fshatin Dobërçan është duke e shfrytëzuar si bastore sportive.
Zëdhënësi Hashani thotë se gjatë bastisjes janë gjet dhe konfiskuar disa pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur për të luajtur lojërat e fatit nga klientët e kësaj bastore ilegale. Janë konfiskuar katër TV plazma dy monitorë te kompjuterit, një modem shpërndarës i rrjetit Wifi si dhe dhe dy tiketa të plotësuara në këtë bastore.
“I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar në bazë të kodit te procedurës. Me vendim te lëshuar nga prokurori i shtetit për krime te përgjithshme ne Gjilan të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë:, thotë zëdhënësi Hashani.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/