Lidhur me këtë çështje me datë 8 korrik ishte arrestuar një person i dyshuar dhe ishin sekuestruar rreth katër kg substancë narkotike, e llojit marihuan.
“Si vazhdimësi e këtij operacioni me urdhëresë të lëshuar nga gjykata kompetente, sot në orët e hershme të mëngjesit është vazhduar me kontrollimin e shtëpive dhe objekteve tjera që iu përkisnin të dyshuarve, në katër lokacione të ndara në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar tre persona, D.B, Sh.S dhe P.B nga Gjakova, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpive dhe objekteve janë sekuestruar tri revole të llojeve të ndryshme me nga një karikator, 14 fishek dhe një kompjuter.