Policia e Kosovës, njësitet patrulluese nga stacioni policor i Vitisë, në përbërje prej dy zyrtarëve policor, përderisa ishin në një pikë kontrolli në qendër të Vitisë kanë ndalë veturën Ford Courier me targa 06 ngjyrë e bardhë dhe aty kanë identifikuar të dyshuarin T. A. i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore – Viti, për 6 Muaj burg efektiv.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në momentin kur zyrtaret e kanë njoftuar se kërkohet me urdhëresë gjykate, nga vetura kanë dalë katër personat të gjithë vëllezër mes tyre dhe kanë filluar t’i pengojnë dhe sulmojnë policët ku edhe me këtë rast lëndime kanë marrë të dy zyrtaret policor.
“Policët kanë arritur t’i arrestojnë dy të dyshuarit, ndërsa dy të tjerë kanë arritur të ikin dhe për momentin gjenden në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për Krime të rënda ku me urdhër të tij të arrestuarit T. A. dhe E. A. ndalen në mbajtje për 48 orë dhe rasti procedohet si “Pengim i personit zyrtar në kryerje te detyrës zyrtare””, ka thënë zëdhënësi Hashani.