Me rastin e shënimit të njëzet e katër (24) vjetorit të ditës së Policisë së Republikës së Kosovës, e cila mbahet me datën 6 shtator 2023, janë paraparë të realizohen disa aktivitete policore, aktivitete këto që mund të përcillen nga qytetarët dhe mediat.
Në të gjitha stacionet policore të PK-së do të aplikohet ‘Porta e hapur’ duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë stacionet policore të PK-së.
Në sheshin Ibrahim Rugova dhe në sheshin Skënderbeu do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00, ku në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.
AGJENDA – 06.09.2023
-10:00 – 13:00 – EKSPOZIMI I PAJISJEVE DHE NJËSITEVE POLICORE
(Sheshi ‘Ibrahim Rugova’ dhe sheshi ‘Skënderbeu’)
-18:30 – 19:00 – PRITJA E MYSAFIRËVE NË HOTEL VENUS
(Lokacioni: magjistralja Prishtinë-Ferizaj)
– 19:05 – 19:35 – FJALIMET
-19:35 – 21:00 – KOKTEJ RASTI
Në ceremoninë zyrtare, e cila do të mbahet në “Venus”, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare, andaj ftohen mediat të marrin pjesë dhe t’i përcjellin të gjitha aktivitetet e parapara sipas agjendës së planifikuar. /2LONLINE/