”Pese serbëve të arrestuar dy ditë ma pare gjatë një aksioni të njësisë special ROSU, ju është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për një periudhë prej 30 ditësh”, tha për RTK 2, avokati Miodrag Brkljac. Që të gjithë të arrestuarit dyshohen se kanë dhënë dhe zbuluar sekrete zyrtare në Serbi. Gjithashtu akuzohen për posedim të paligjshëm të armëve dhe municioneve.
“Gjyqtari i Gjykatës Komunale në Ferizaj nuk e ka pranuar propozimin e prokurorit që të arrestuarve të ju caktohet masa prej 30 ditë burg. Në mes të kërkesës së prokurorit dhe kërkesës së mbrojtjes për lirim, gjykatësi urdhëroi arrest shtëpie . Procesi vazhdon, ” tha Brkljac.
Policët e njësive speciale Rosu, të martën në mëngjes në Shtërpce dhe fshatrat përreth, arrestuan Dejan Stevanoviç ,Gotovusha Jovanoviç nga Jazhincë, Dragana dhe Dejan Markovic dhe Jorgović nga Shtërpcë, që të gjithë të punësuar në njësinë hetimore të stacionit policor në Shtërpcë.
Të njëjtën ditë, policia arrestoi një pylltarë lokalë Dragutina Ivanoviç .
Policët serbë të arrestuar të policisë së Kosovës, janë të dyshuar për zbulimin e sekreteve zyrtare dhe posedim të paligjshëm të armëve dhe municionit.