Poezia që fitoi Çmimin e tretë në konkursin anonim letrar “Flaka e Janarit” 2019
Rozafë SHPUZA
KUR NGARKOJ VEDIN NË ÇANTËN E SHPINËS
Odat e hoteleve më joshin saora
mandej më përzajnë me dremitje recepsionistësh
të mrrolun prej historive jetëpaka…
Gjithmonë iki
mbasi kam shenjue mbi mjegullën e pasqyrës
iniciale që kullojnë tue krijue nji mriz surreal dëshirash.
Iki përhanshëm
pas violinës së nji karvani cigan,
nën trok të çmendun kuajsh
pa ditë me nda muzgun nga agu.
Iki pa kthim
tue ngarkue vedin në strajcën e shpinës
bashkë me pantoflat e bardha,
t’destinueme për hapat e nji nate…
Kodi: Lulebora