Manifestimi kombëtar i kulturës, “Flaka e Janarit”/2023
Poezia fituese e pjesës letrare PENA E FLAKËS
Ramë ORACA
RAPSODI PËR TRI DHEMBJE
I
mes tokës e qiellit
në kufi me Zotin
veç shpirti i saj gjallëron frymën
që të marrim udhë për të bukurën e dheut
kushedi që sa shekuj udhëtuam brenda vetes
assesi të arrijmë tek e nesërmja
sa herë u nisëm te njëri-tjetri
diçka e padukshme bubulloi midis nesh
mijëra vjet ra i njëjti shi
e nuk e shoi etjen e dhembjes sonë
II
kahdo që niseshim
rigonin kujtimet e shkretueme
si vasha mbi gjergjef për unazën e këputur
nga etja e madhe
u bëmë si të huptë nën shi të huaj
ndalohej të këndosh vetmevete
dhe t`i buzëqeshësh tjetrit
krejt lëngun e shpirtit e shtrydhëm
për të parë cilin e kemi më afër
në kufi me Zotin