DYLON

Kryetari Halit priti në takim përfaqësues të projektit “Flows”

Kryetari Halit priti në takim përfaqësues të projektit “Flows”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim informues përfaqësuesit e projektit “Flows” në krye me Burim Dulën.

Ky projekt ka të bëjë me resurset ujore. Bëhet me dije se në kuadër të këtij projekti pritet të ketë investime në komunën e Vitisë konkretisht në zgjerimin e kapaciteteve të ujit me impiant dhe atë sipas nevojave të komunës, instalimi i ujëmatësve smart (të mençur), investimi në pompat e ujit, sanimi i defekteve të gypave të ujit, etj.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haliti shprehu gatishmërinë që të punoj me të gjithë akterët e përfshirë në këtë projekt, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishëm.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i K.R.U “ Hidromorava”-Gjilan me bashkëpunëtor. Përndryshe ky projekt financohet nga Banka Botërore, kurse bartëse e projektit është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ndërsa përfitues i projektit është KRU Hidromorava. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.