DYLON

Poezi nga Demush MEHMETI

Poezi nga Demush MEHMETI
Avatar photo Redaksia

TË JESH POET

Të jesh poet siç duhet të jesh këmbë e kokë dashuruar pas fjalës
Je zog këngëtar lajmëtar i mëngjeseve
Si prrua idhnak zbritur nga mali
Urtak me masë interpretues ëndrre

Të jesh poet predikues lirie
Je melodia më e ëmbël futur në çdo këngë
Shigjetar antik shënjestrues figurash magjike
Llampë ndezur në zemër errësire
Buzëqeshje e ndezur dhe vaj

EkoHigjiena

Të jesh poet me hap ardhmërie
Në lot mërzie je kristal
Melhem shërues mbi të çara plage
Engjëll i pafjetur roje dashurie
Krejt naiv i pandrequr dashuruar pas tokës

ME TIMIN SHPIRT

Të përhumburit kotësie mundët të mos i mungoi as vetja
Mua më mungon ti
Ti vetja ime
Në të njejtin prush digjemi bëhemi shkrumb e hi
Buzëqeshjeve burim zemre këndellemi
Më ngrohë dahi i gjoksit tënd
Digju afshit tim

Dhimbjeve tua egërsohem bëhem bishë
Të mbështjelli në flakë dashni
Me timin shpirt

Hullit e rrudhave shtrirë ballit tënd as nuk i vrej
Koha ecën rrjedhës së vet
Syve tu shlyhen rrudhat e ballit tim
Të ligës i themi plaq
Çdo hidhërim tonin vet ta bëjmë zapt

E LIGA ME ÇKA

Ashtu siç duhët të zgjohesh zgjohu e imja botë
Të smurve tu bëju derman
Të vdekurit laj me kokrrën e lotit
Mbete pa ta

Largë qoft dyshimi bërthamë mugëtirë
Për luftën garë mundjesh
Njerzia lodhshëm veshët me dëshprim
Iku kohë e humbur

E ditur vdekjet dheu po i mbulon
E liga me çka
Padija konspiracion
Vonesa jote shpresë ngulfatë !…

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.