DYLON

I caktohet masa e paraburgimit të pandehurit R. H. dhe masa e arrestit shtëpiak të pandehurit N. H.

I caktohet masa e paraburgimit të pandehurit R. H. dhe masa e arrestit shtëpiak të pandehurit N. H.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit R. H., ndërsa refuzon kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj N. H., dhe i cakton masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditë.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.06.2020, i pandehuri N. H. shkon në shtëpinë e të dëmtuarës V. Sh. dhe e godet në kokë dhe duar, ku ka qenë prezent edhe i pandehuri R. H., ku ky i fundit në prezencë të fëmijëve ka kapur për fyti të dëmtuarën (bashkëshorten) duke e ngre zvarrë dhe e nxjerrë nga shtëpia, duke i thënë që nuk mund të qëndrosh këtu, sepse je e padëshiruar.

Me këto veprime i pandehuri R. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”, ndërsa i pandehuri N. H. dyshohet të ketë kryer veprën “lëndim i lehtë trupor” vepra të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, R. H., ndërsa ka konsideruar se ndaj të pandehurit N. H. duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak, pasi që kjo masë nuk do të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.