(2L ONLINE) – Nga shkresa e drejtuar mediave nga këshilltari Komunal Riad Rashiti, e po ashtu edhe Zyrës së Auditorit të brendshëm, për informatën e tij edhe pse është dashur të jetë i informuar,ju kujtojmë se auditimi nuk ka rol hetues, por rol këshillëdhënës dhe atë për menaxhmentin e brendshëm të institucioneve komunale. Kjo është një pasqyrë e qartë për njohuritë e tij bazike mbi funksionimin e sistemit komunal dhe detyrave e përgjegjësive të secilit nga departamentet kyçe.
Kështu është thënë nga Arbër Ismajli, Shef i Kabinetit të kryetarit të komunës së Gjilanit, si reagim ndaj deklarimeve të Riad Rashitit, këshilltarit Komunal të PDK-së. (shih shkrimin: PDK-kërkon hetime nga prokuroria për komunën e Gjilanit)
“Për informatën tuaj Riad, Komuna e Gjilanit ka të lidhur kontratë kornizë për “Punë publike në infrastrukturë” e lidhur me datën 26 Shtator 2013, e cila kontratë zgjatë deri me datën 30 Shtator 2016, ku edhe pozicioni i kubëzave të betonit është në këtë kontratë pozicioni VI të tjera ku në pikën VI.1 e kemi pozicionin i cili thotë: Rregullimi i kubëzave të betonit,stabilizimi i terrenit,shtresa nga materiali 0-31.5 shtresa nga tamponi, vendosja e kubëzave dhe ngjeshja e tyre”, shprehet Ismajli.
Siç thotë ai, për shkak të degradimit të varrezave të qytetit dhe baltës së madhe e cila krijohet në varreza, e kemi parë të arsyeshme t’i rregullojmë disa rrugica brenda varrezave për qytetarët qëkur të shkojnë nëpër varrime dhe vizita të të afërmve në varreza, ta kenë më lehtë rrugëtimin, të pushojnë në ulëset të cilat do të vendosen.
“Pasi që pozicioni i gurëve skajor nuk ka qenë në kontratën e lartpërmendur përmes procedurës së rregullt (Ftesë për kuotim ku më parë janë siguruar të gjitha mjetet për këtë projekt) e kemi përzgjedhur ofertuesin i cili do të bëjë furnizimin dhe montimin e gurëve skajor me qëllim që stazat me kubëza betoni të mos dëmtohen (të stabilizohen rrugicat me qëllim të jetëgjatësisësë tyre), thotë tutje ismajli.
Sipas tij, e udhës kish me qenë që edhe opozita t’i gëzohet kësaj iniciative,por duket se Riadi është duke e vajtuar humbjen e tij dhe të partisë së tij. E kemi mirëkuptuar sepse tashmë i mungojnë disa privilegje që në jetën e tij asnjëherë nuk i ka patur e as që do t’i ketë ndonjëherë.
“Asnjëherë nuk kemi menduar që Riad Rashitit dhe PDK-së do t’i pengojnë edhe eshtrat e familjarëve tanë që sot prehen të qetë në varrezat e qytetit, ku ne kemi filluar punimet pas njëanashkalimi shumë vjeçar nga po të njëjtit që sot bëjnë shumë zhurmë. Ia bëjmë me dije Riadit se qeverisja e kaluar gjatë vitit 2013 ka bërë 84 ftesa përkuotime, ndërsa ky pushtetderi me datën 15.05.2014 vetëm 14 të tilla dhe si rezultat ju themi po ashtu: Po me varrezat ç’patët?”, thuhet në reagimin e Arbër Ismajlit, Shef i Kabinetit të kryetarit të komunës së Gjilanit. /2l Online/