Që nga ora 9:00 në fakultetin e Edukimit program Fillor dhe Parashkollor të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.
Provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantë të Fakultetit Ekonomik të programeve, Banka Finanaca dhe Kontabilitet, programit Menagjment dhe programit Marketing, ata të Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike
Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë, për vitin akademik 2018-2019 të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 1218 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 23.07.2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Shpallja e listës përfundimtare bëhet me datë 27.07.2017
jithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 26.07.2018 duke filluar nga ora 10.00
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 24.07.2018 deri më 27.07.2018
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike nga data 10.09.2018 deri më datë 14.09.2018 prej orës 9:00 – 15:00.
Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.