DYLON

Oda e Afarizmit të Kosovës pritet në takim nga Shoqata e Bankave të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës pritet në takim nga Shoqata e Bankave të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u prit në takim nga drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK) Petrit Balija dhe zyrtari i lartë i operacioneve Kreshnik Kosumi.

Qëllim i këtij takimi ishte njohja nga afër e të dyja palëve dhe diskutimi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, në çështjet që janë me interes të përbashkët.

Në këtë takim njoftues mes OAK dhe SHBK, u diskutua lidhur me aktivitetet e të dy organizatave dhe mënyrën se si bashkarisht mund të japim kontribut në klimën e të bërit biznes në vend.

EkoHigjiena

Të dyja palët theksuan rëndësinë e koordinimit në çështje specifike, në mënyrë që vendi të ketë oferta atraktive për investitorët dhe në parim u pajtuan me disa pika të cilat janë me interes të përbashkët dhe lanë të hapura mundësitë e një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen.

OAK në këtë takim u përfaqësua nga: Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, sekretari Diamant Elshani, pronari i kompanisë Meka Burim Piraj dhe koordinatorja Donika Gashi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.