Organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria e arsimit në Viti, janë duke u mbajtur garat finale në futboll të vogël dhe atë në Fshatin e Ri.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar këto gara shkollore, ku kryesisht kanë marrë pjesë nxënës të shkollave nga kjo komunë prej klasës së 6 deri 9-ta dhe atë për djem dhe vajza.
Kryetari Haliti i ka uruar suksese nxënëseve dhe hapi lojën finale në mes të shkollave fillore të mesme të ulët “28 Nëntori”-Vërban dhe të “Dëshmorët e Vitisë” Viti.
Gjithashtu po vazhdojnë garat në futboll të vogël edhe për vajzat. /2LONLINE/