DYLON

Venhar Salihu: Do t’i trajtojmë me prioritet të gjitha lëndët që janë në fokus të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi

Venhar Salihu: Do t’i trajtojmë me prioritet të gjitha lëndët që janë në fokus të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, gjyqtari i Gjykatës Supreme, Afrim Shala dhe eksperti nga USAID-i, John Ferry, të cilët kanë vizituar Gjykatën Themelore në Gjilan dhe kanë takuar gjyqtarët e kësaj gjykate.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth planeve strategjike si dhe sfidat dhe detyrimet që burojnë nga këto plane.

EkoHigjiena

Me këtë rast Kryesuesi Zogaj dhe Kryetari i Komisionit Shala kërkuan angazhim nga gjithë gjyqtarët në zbatimin e këtyre planeve strategjike.

Kryetari i gjykatës, Venhar Salihu u zotua se do të trajtojnë me prioritet të gjitha lëndët që janë në fokus të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi për vitet 2022-2025.

Gjithashtu, ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të tyre, me qëllim që përmes prioriteteve të përbashkëta të arrihet ngritja e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.

Në këtë takim, morën pjesë nënkryetari, gjyqtarët Mbikëqyrës të Degëve, udhëheqësi i Departamentit të Krimeve të Rënda dhe gjyqtarët përgjegjës të Divizionit Penal dhe Civil.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.