Sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Gjylekar- Stubëll e Poshtme. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë kanë vizituar vendpunimet e kësaj rruge.
Aty ata janë pritur nga banorët e të dy lokaliteteve, të cilët e falënderuan Kryetarin Haliti për asfaltimin e kësaj rruge e cila sipas tyre do të jetë i një rëndësi të veçant.
Kurse disa banorë nga fshati Stubëll e Poshtme, theksuan se me këtë projekt përveç se ata do të kenë qasje në pronat e tyre do të krijohen parakushtet që ky fshat të mbushët përsëri me banorë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti shtoj se qeverisja komuale e Vitisë, ashtu siç ka premtuar po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta nëpër të gjitha lokalitetet e kësaj komune.
Ndërkaq lidhur me këtë rrugë potencoi se tani banorët do të kenë qasje më të lehtë në parcelat e tyre.
Ai theksoi se Komuna e Vitisë, me partnerët e saj do të investoj në të gjitha lokalitetet e kësaj komune me qëllimin më të mirë për siç tha ai për përmirësimin e jetës së qytetarëve vitias.
Përndryshe ky projekt është financuar nga buxheti komunal i Vitisë dhe atë në kuadër të listës për investime kapitale për vitin 2019.