Derbi më i madh në vendin tonë mes Drites dhe Gjilanit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën nga ora 20:00.
E ky vendim i FFK-së i ka nervozuar tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’, pasi klubi i tyre i zhvillon ushtrimet dhe ndeshjet si vendas në stadiumin e Prishtinës.
Sipas tyre, “stadiumi i Prishtinës është vetëm për ndeshjet e Prishtinës dhe Kosovës dhe asnjë ekip tjetër nuk duhet të lejohet që të vijë këtu sepse pasojat po i bartim gjithmonë vetëm ne.”
Ata kanë kërkuar që stadium “Fadil Vokrri” të merret nën menagjimin e Komunës së Prishtinës dhe klubit Prishtina.
Ky është postimi i plotë:
Kryetari Agim Ademi paska marre vendim qe ndeshja Drita – Gjilani te luhet ne stadiumin e Prishtines!
Stadiumi i Prishtines, sipas Agim Ademit, mund te shnderrohet ne prone e cila leshohet per kedo qe deshiron te luaje ne fushe te mire!
Nuk eshte faji i Prishtines qe qytetet tjera i kane stadiumet sikur ara patatesh.
Stadiumi i Prishtines eshte vetem per ndeshjet e Prishtines dhe Kosoves dhe asnje ekip tjeter nuk duhet te lejohet qe te vije ketu sepse pasojat po i bartim gjithmone vetem ne.
Poashtu, i bejme apel kryetarit te Komunes se Prishtines, Shpend Ahmetit, qe komuna se bashku me klubin e futbollit Prishtina, ta marrin ne menaxhim stadiumin e Prishtines e te mos mbetet ne meshire te dallavereve e manipulimeve te Ffk-se!