Për të ngritur sigurinë në rrugët tona, Policia e Kosovës, njësitet e trafikut Rajonal në Gjilan , duke pasur parasysh edhe gjendjen teknike të automjeteve, si një ndër faktorët të cilët ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve të ndryshme është në implementim e sipër të Plani operativ “Kontrollimi i jashtëzakonshëm teknik i automjeteve”.
Dyshohet se nëpër rrugë qarkullojnë automjete që nuk janë në gjendje të kënaqshme teknike, andaj për mes këtij plani Operativë puna e jonë është fokusuar në identifikimin e tyre dhe ndërmarrjen e masave ligjore duke u bazuar në nenin 252 të LRRTRR për të krijuar lëvizje të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në Trafikun rrugor.
Zbatimi i planit operativ “Kontrollimi i jashtëzakonshëm teknik i automjeteve” vazhdon të realizohet, në të gjitha rrugët magjistrale dhe regjionale brenda zonës së përgjegjësisë DRP Gjilan, gjatë javës nga e Hëna deri të Premten.
Gjatë implementimit të këtij plani operativ në pikat e kontrollit nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut Rajonal në Gjilan, janë kontrolluar gjithsejtë 230 mjete motorike në trafikun rrugor (Kamion ,Vetura ,kombi/furgon, autobus) nga data 19 -29 mars 2019.
Nga të gjitha këto kontrolle në Qendrat e Kontrollimeve Teknike janë dërguar gjithsejtë 85 automjete dhe janë shqiptuar 119 tiketa për mjetet të cilat Qendra e Kontrollimeve Teknike ka konstatuar se janë teknikisht jo në rregull( prej tyre 30 tiketa janë shqiptuar për firma sipas Librezës së qarkullimit) dhe 04 tiketa janë shqiptuar për refuzime- për kontrolle teknike të jashtëzakonshme.
Rezultatet e kontrolleve tregojnë se një numër i konsiderueshëm i automjeteve nuk janë teknikisht në rregull, ndërsa qarkullojnë në rrugë duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë të trafikut rrugor duke mos respektuar normat ligjore.
Ndaj të gjithë vozitësve përfshirë edhe vozitëse që drejtojnë mjete motorike të firmave të ndryshme, të cilat konstatohet se janë teknikisht jo në rregull, do të merren masa duke u bazuar në dispozitat ligjore.
Policia e Kosovës po ashtu ka punuar edhe ne këshillimin e vozitësve ne rëndësinë e respektimit të normave ligjore gjatë qarkullimit me mjetet e tyre nëpër rrugët e vendit sa i përket gjendjes teknike të automjeteve, me qellim ne ruajtjen e jetës se pjesëmarrësve ne trafikun rrugor. Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te vozitësit që mjetet e tyre ti drejtojnë në gjendje teknike të rregullt, për të gjitha parregullsitë që do të hasen, toleranca është zero, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.