DYLON

Zgjedhjet në PDK-në e Gjilanit, model i reformave partiake

Zgjedhjet në PDK-në e Gjilanit, model i reformave partiake
Avatar photo Redaksia

Platforma politike “Dekada e Re”, e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, po i ve themelet e besimit dhe zhvillimit, duke tërhequr pranë vetës profileve të reja profesionistësh.

Nga: Flurim Arifi

Armatë e tërë të rinjsh e të rejash, kuadro me kredibilitet, gjithandej në kuvendet zgjedhore të nëndegëve, po japin modelin e reformave duke sjellë vlerë për Partinë Demokratike të Kosovës.

EkoHigjiena

Me këtë potencial dhe energji të re që tashmë ka marrë hovë në shumicën e nëndegëve në qytet dhe vendbanime tjera rurale, Dega e Partisë Demokratike në Gjilan, po e dëshmon vitalitetin e saj kreativ për ndryshime rrënjësore edhe në mendësinë e qeverisjes komunale, e cila padyshim do të udhëhiqet nga PDK-ja.

Prandaj, duke shprehur konsideratën time dhe respektin për aktivistët, anëtarët, simpatizantët e PDK-së dhe gjithë pjesëmarrësit tjerë që po ia shtojnë madhështinë kuvendeve zgjedhore, i uroj kryetarët e zgjedhur të nëndegëve dhe strukturat e reja përfaqësuese, të cilat javën që shkoi përfunduan me sukses zgjedhjet e brendshme demokratike, në nëndegët: III; VI; IX, XI; XIII; XIV; XV; XVI; XIX; Malishevë, Gumnishtë, Capar, Bilinicë, Livoç i ulët, Lladovë; Pogragjë, Shurdhan, Zhegër.

Me këtë rast, i inkurajojë gjithë të interesuarit që ta shfrytëzojnë rastin t’i hyjnë garës zgjedhore nëpër nëndegë, me konkurrencë vlerash, duke e begatuar edhe më “Dekadën e Re”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.