Plani Operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit” Qershor 2018, është zbatuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshire periudhën kohore nga data 11.06.2018 deri me datë 30.06.2018, nga të gjitha njësitë e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ-së) dhe akterët tjerë relevant si: Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendrat për punë sociale, Drejtoria për migrim dhe të huaj, Njësitë e Migrimit në kuadër të drejtorive rajonale të policisë kufitare dhe stacionet policore.
Gjatë realizimit të operacionit janë kryer këto veprime:
Fëmijë Lëmoshëkërkues të identifikuar ;
Shtetas të Republikës së Shqipërisë ; 58
Shtetas të Republikës së Kosovës; 28
TOTALI: 86
Të gjithë të identifikuarit, fëmijë në situatë rruge kane qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente që kane vërtetuar identitetin e tyre dhe lidhjen familjare.
Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve në situatë rruge i’u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshë kërkuesve dhe janë intervistuar familjaret e tyre me qellim të identifikimit të Viktimave potenciale të Trafikimit me Njerëz dhe janë trajtuar sipas Procedurave Standarde te Veprimit për Viktimat e Trafikimit me Njerëz.
Asnjeri nga ta nuk ka rezultuar që të jenë Viktimë e Trafikimit me Njerëz, kurse ndaj tyre janë zbatuar masat e trajtimit si me poshtë :
Shtetasit e huaj janë dorëzuar në njësinë përkatëse, Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj dhe Njësive të Migrimit në drejtoritë rajonale të policisë Kufitare, që të vazhdojnë me veprime bazuar në Ligjin për të huaj.
Për Shtetasit Kosovar, në konsultim me Prokurorit përkatëse, janë inicuar 15 raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” sipas nenit 250 të Kodit Penal të republikës së Kosovës dhe janë dorëzuar Kallëzime penale kundër Prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative në vend, në veqanti luftë e pakompromis do të realizohet ndaj të gjithë atyre që pretendojnë të keqpërdorin fëmijët dhe cenojnë të drejtat e tyre në çfardo mënyre.