Pjeshka është e përbërë nga 90% ujë dhe minerale të ndryshme ndër të cilat është kaliumi dhe më pas, natriumi, hekuri, kalciumi dhe fosfori.
Të hash një pjeshke në ditë nënkupton furnizimin e trupit me rreth 15% të kerkesave të përditshme të vitamines C, e rëndësishme për mbrojtjen nga infeksionet e ndryshme, thelbesore per fortikimin e eshtrave dhe absorbimin e hekurit ne gjak.
Përvec kësaj, një marrje e duhur e vitaminës C zvogelon rrezikun e kancerit së paku 70%.
Jo rastësisht pjeshka përdoret gjerësisht ne prodhimin e kremrave kozmetike dhe maskave të fytyrës, për shkak të efekteve elastike në fytyrë.
Ndër të tjera pjeshka ka dhe vlera antioksiduese. Ajo pasuron organizmin me minerale, stimulon lëngjet e stomakut dhe rregullon tensionin e gjakut për shkak të permbajtjes të kaliumit dhe manganit.