Sot, në Sheshin ‘Nënë Tereza’ me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut , pjesëtarët e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës – NJSO, kanë dalë për të dhuruar gjak vullnetarisht.
“Dhurimi vullnetar i gjakut është vepër humane, prandaj zyrtarët e Policisë gjithnjë shprehin gatishmëri të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit’, thuhet në njoftimi e policisë.
Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e PK-së në bashkëpunim me QKKTGJ-në. /2LONLINE.com/