Komanda e Forcave Tokësore ( KFT ) e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe të ftohtë të dimrit është duke realizuar trajnimin e mbijetesës “Simboli Ujkut” i cili konsiderohet si njëri nder trajnimet më sfidues.
Për të parë mbarëvajtjen e këtij trajnimi, sot i pranishëm ishte edhe zëvendëskomandanti i KFT-së kolonel Hysen Dreshaj i cili pasi pa nga afër manovrimin me arme dhe pajisje, në kushte ekstreme malore në lartësi , koloneli përgezoj kursantet dhe instruktorët për përkushtimin dhe angazhimin tyre. /2LONLINE/