Sipas shkencëtarëve, studiues të trurit, njerëzit nuk mund të konsiderohen plotësisht të pjekur dhe të rritur derisa të arrijnë të 30’at.
Aktualisht ligji i Mbretërisë së Bashkuar thotë që ju të bëheni një i rritur i pjekur kur të arrini moshën 18 vjeçare.
Shkencëtarët që studiojnë trurin dhe sistemin nervor thonë se mosha në të cilën bëheni të pjekur është ndryshe për të gjithë.Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit e moshës 18 vjeçare ende kalojnë ndryshime në tru, të cilat mund të ndikojnë në sjelljen e tyre.
“Ajo që ne po themi është se përkufizimi i lëvizjes nga fëmijëria në moshë madhore duket gjithnjë e më absurd. Është një tranzicion shumë më i nuancuar që ndodh gjatë tre dekadave” tha profesori Peter Jones nga Universiteti i Kembrixhit.