Dy karateistët kosovarë, Herolind Nishevci dhe Alvin Karaqi kanë fituar pikë olimpike në Premier Ligën, që u mbajt në Paris gjatë kësaj fundjave.
Nishevci korri dy fitore në kategorinë +84 kilogramë, por u mposht në luftën e tretë, ndërsa i pafat ishte edhe në barazh, njofton Komitetit Olimpik i Kosovës.
Ndërkohë, Karaqi e arriti vetëm një fitore pasi u mund në ndeshjen pasuese në kategorinë deri në 84 kilogramë.
Megjithatë, të dy kanë fituar pikë në rrugë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020.
Në garën e Parisit morën pjesë edhe Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg) të cilët u ndalën në luftën e parë. Arifi ishte i pafat në short pasi u përballë me kampionin e botës Matias Gomez Garcia.
Të drejtë pjesëmarrje në Paris patën vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategori.