Sipas studimeve të fundit, pijet e gazuara energjike përbëhen nga ëmbëlsues artificialë, kafeina dhe karbonacioni, të cilët ju bëjnë që vazhdimisht të dëshironi për t’i konsumuar ato.
Një kanaçe me pije energjike ka 39 gram sheqer, e cila është e barabartë me rreth 10 lugë çaji, që i bie se ka më shumë sesa duhet konsumuar brenda ditës.
Në studim thuhet se ëmbëlsuesit në pije aktivizojnë të njëjtat qendra në tru, duke shkaktuar lëshimin e dopaminës kimike të trurit në një rajon të njohur si bërthama dhe si rezultat ndjejmë eufori, pastaj e kërkojmë përsëri këtë ndjenjë duke krijuar varësi ndaj saj.
Sipas një përfundimi, sheqeri mund të krijojë më shumë varësi e të jetë më tërheqëse sesa kokaina.
Sheqeri nuk është përbërësi i vetëm që fajësohet kur bëhet fjalë për cilësitë e varësisë. Edhe kafeina është një stimulues gjithashtu. “Kafeina jo vetëm që shpejton të menduarit tonë, por gjithashtu ka aftësinë e vet unike për të aktivizuar rrugët e euforisë që përfshijnë dopaminën”, thuhet në studim.
Ekzistojnë soda dietike që zëvendësojnë sheqerin e vërtetë me ëmbëlsues artificialë, por nxisin receptorët e shijes, të cilat presin sheqer, duke përgatitur trurin për një energji që nuk do të vijë kurrë. Soda dietike mund të jetë zgjidhja më e shëndetëshme, kur ju nuk e lini dot këtë pije.