Pijet e gazuara janë pa dyshim një nga shkaktarët më të mëdhenj të kequshqyerjes. Maskimi perfekt për këtë produkt ‘djallëzor’ është tek emërtimet si ‘pa kalori’ ose “pa sheqer” që të bëjnë të mendosh se pijet e gazuara janë të të vërtetë “të shëndetshme”.
Pijet e gazuara, edhe nëse premtojnë pak kalori ose sheqer, përmbajnë kimikate që garantojnë shkatërrim për organizmin.
Hiqni dorë nga lëngjet e gazuara dhe zëvëndësojeni me produkte me bazë uji mineral
Ju mund të përgatisni një lëng të gazuar në shtëpi dhe të hiqni dorë nga produktet e tjera që gjenden në treg. Edhe uji me shije dhe aroma të ndryshme që gjendet ne treg përmban sheqer dhe ëmbëlsues artificialë.
Merrni ujë mineral, hidhni në të frutat ose perimet e stinës dhe kaq mjafton. Mund të zgjidhni limon, portokall, luleshtrydhe, boronica, trangull, rozmarinë, mente që i japin ujit një aromë dhe shije krejt natyrale dhe mbi të gjitha pa kimikatet e rrezikshme.