DYLON

Drita dominuese, detaje rreth pjesës së parë

Drita dominuese, detaje rreth pjesës së parë
Avatar photo Elife Sherifi

Në Stadiumin e Qytetit në Gjilan po zhvillohen ndeshja në mes Dritës dhe Ferizajit në kuadër të xhiros së 22 të Ipko Supërligës në futboll.

Pjesa e parë u karakterizua me presione të vazhdueshme në kërkim të golit, sidomos Drita si vendase. Goli i vetëm në pjesën e parë dhe i epërsisë për Dritën erdhi në minutën e 14-të nga Kyrian Nëabueze.

Gjatë tërë lojës vendasit e kërkonin golin e dytë të qetësisë , ndërsa nuk munguan as tensioned në fushë. Një përplasje ndodhi ndërmjet Haxhi Nezirajt të Dritës dhe Veton Shabani të Ferizajit.

EkoHigjiena

Për këtë rast,  gjyqtari kryesor Fatmir Tahiri i ndëshkon dy futbollistët me karton të verdhë.

Përgjatë ndeshjes u vërejt dominim i Dritës, por mbetet të shihet në pjesën e dytë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.