Kjo pije zgjidh problemin e kollës irrituese, nxjerr sekrecionin nga mushkëritë, posaçërisht u rekomandohet duhanxhinjve.
Xhenxhefili si mbrojtës kryesor i shëndetit ka gjetur aleatin e shkëlqyeshëm – kokrrat e piperit.
Ky kombinim është ilaç natyral për të gjithë ata të cilët kanë sekrecion në gjoks dhe vuajnë nga kolla irrituese.
Vitaminat dhe shija e fortë e kësaj pijeje brenda disa ditësh do të nxjerrin sekrecionin nga gjoksi.
Kjo është receta:
Qitni dy filxhanë ujë në tenxhere, pastaj shtoni deri në 8 copëza xhenxhefil dhe një lugë të vogël kokrra piperi.Mbulojeni tenxheren dhe lëreni që të zihet 5 deri 7 minuta.
Pijen e gatshme përzieni, kullojeni dhe ëmbëlsojeni me një lugë të vogël mjaltë. Për veprim të shpejtë pini 3 deri4 filxhanë të kësaj pijeje në ditë.