e Gjykatës Kushtetuese, pritet të prodhoj disa efekte qofshin ato politike apo juridike. Me këtë Masë të Përkohshme pezullimi, jo vetëm kryetari por edhe Kuvendi është suspenduar nga çfarëdo veprimi para vendimit final të Kushtetueses.
Një efekt tjetër do të jetë edhe suspendimi i shpenzimit të afatit kushtetues të Kuvendit, çka e shpëton tash për tash vendin nga zgjedhjet e parakohshme.
Por, një gjendje e tillë e pezullimit me automatizëm i pamundëson edhe presidentes Atifete Jahjaga, edhe pse nuk i referohet drejtpërdrejt asaj, që të nominoj mandatarin për krijimin e qeverisë, pasi që Kuvendi nuk do të jetë funksional, shkruan tribuna.
Si pasojë, Kosova do të vazhdojë të mbetet pa qeveri të re deri në vjeshtë duke u udhëhequr nga një qeveri në largim, e cila në këso rrethana nuk do të duhej të kishte kompetenca të plota.